12 mijë pemë nga Bankers, projekti që nga viti 2019, krijohet brezi i gjelbër në Patos-Marinzë

26 Mars 2021 | 17:09

Në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës vijon mbjellja e bimëve të ndryshme me qëllim përmirësimin e mjedisit. Falë një projekti të nisur nga Shoqata Ambientaliste “Zharrëza”, dhe i mbështetur fuqimisht nga  kompanisë Bankers Petroleum Albania, është bërë e mundur mbjellja e 12 mijë bimëve dhe pemëve të ndryshme përreth 7 fshatrave në zonën e Patos-Marinzës.

“Ky projekt është kërkuar nga organizata jonë mjedisore, pranë kompanisë Bankers Petrolium në kohë kur CAO, një organizatë botërore ishte negociatore mes komunitetit dhe kompanisë, e kërkuar në vitin 2018 dhe ka nisur zbatimin në gusht 2019 për t’u përmbyllur në gusht 2021”, tha Qani Rredhi, drejtor i Shoqatës Zharrëza.

Qani Rredhi, drejtor i Shoqatës Zharrëza

Projekti i cili mbështetet nga Bankers ka nisur në gusht të vitit 2019 me qëllim ngritjen e brezave të gjelbër në zonën naftëmbajtëse ku përfshihen fshatrat Jagodinë, Marinzë, Belinë, Sheqishtë, Frashër, Zharrëz dhe Fshati i Ri.

Gjatë këtij sezoni do të vijohet me mbjelljen e pemëve të reja por edhe me mirëmbajtjen e atyre aktuale. Impakti i ndërtimit të brezave të gjelbër është shumë pozitiv pasi minimizon pluhurin që kryesisht krijohet nga lëvizja e autoboteve të naftës por edhe automjeteve private. 

Projekti po zhvillohet në bashkëpunim edhe me banorët e zonës si dhe me pushtetin vendor të cilët janë edhe përfitues direkt të përmirësimit të ajrit.

“Uroj që të vazhdojë ky bashkëpunim dhe të ketë”, tha Drejtori i Shoqatës Zharrëza.

Synimi është që projekti të vijojë edhe në të ardhmen që i gjithë vendburimi të rrethohet nga një brez i gjelbër. Përfaqësuesit e kompanisë kineze së prodhimit të naftës thonë se Bankers mbetet gjithnjë i fokusuar në përmirësimin e mjedisit, jo vetëm përmes projekteve të tilla por edhe përmes ruajtjes së standardeve ndërkombëtare gjatë operacioneve në kërkim & zhvillimin e fushës së Patos-Marinzës.

Përgjatë 17 viteve aktivitet në Shqipëri, Bankers ka përmirësuar ndjeshëm mjedisin në zonën ku operon, përmes rehabilitimit të puseve të vjetra të trashëguara, projekteve për ngritjen e tubacioneve transportues të naftës, trajtimin e gazrave dhe elementëve të tjerë që lëshohen gjatë procesit të prodhimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026