12 mijë testime të shpejta, ulet numri i infektimeve

23 Dhjetor 2020 | 07:19

24 orët e fundit, 389 persona janë diagnostikuar me COVID-19, një shifër kjo e ulët në krahasim me javët e para të dhjetorit.

Masat në fuqi dhe testet e shpejta, të cilat kanë kapërcyer shifrën mbi 12 mijë, duket se kanë ndikuar në uljen e numrit të infeksioneve.

389 raste të reja me COVID-19 për 24 orë, tregojnë se dita-ditës numri i infektimeve po shënon rënie, sikundër edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale.

Sipas Ministrisë, aktualisht po marrin trajtim mjekësor 344 pacientë, 19 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Masat në fuqi shihen si faktor për uljen e numrit, sikundër edhe strategjia e testimeve të shpejta përmes referencës nga mjeku i familjes, të cilat sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë mbërritur në 12 mijë.  

“Vetëm ditën e djeshme me hapjen e gjashtë pikave janë më shumë se 300 testime të kryera, ndërkohë që prej fillimit të testimit të shpejtë janë më shumë se 12 mijë teste të shpejta të antigenit që janë kryer,” – u shpreh Manastirliu.

Ministrja ndoqi nga afër aplikimin e testimit të shpejtë në komunitet në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku njoftoi edhe zgjerimin e pikave reja, edhe rrethe.

Testimi i shpejtë ka filluar në gjashtë pika në Tiranë, ndërsa me referimin e mjekut të familjes, ai kryhet në fashat orare nga ora 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026