12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15 Shtator 2021 | 15:05

12 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 410 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 8.789 testime që janë kryer, bën me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Të infektuar me COVID-19 janë aktualisht 14.501 qytetarë.

Element pozitiv është numri i lartë i të shëruarve, pasi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 1.732 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin. Numri total i të shëruarve deri më sot është 140.682.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa që prej fillimi të vaksinimit në Kosovë janë injektuar gjithsej 1.089.615 doza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026