12 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, vijon me mbi 1,800 injeksione programi i vaksinimit

27 Mars 2021 | 18:17

Dymbëdhjetë pacientë të tjerë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 425 persona u diagnostikuan të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të shtunën se viktimat ishin të moshave 64-83 vjeç nga Tirana (4), Elbasani (2), Shkodra (2), Lushnja, Fieri, Peqini, dhe Durrësi. Tashmë totali i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 2,204.

Gjatë 24 orëve, ministria tha se u diagnostikuan 425 raste nga 3,070 testime – pozitivitet 13.8%, – duke e çuar totalin e rasteve që prej nisjes së pandemisë në 123,641.

Po gjatë kësaj periudhe autoritetet thanë se mundën të shëroheshin 550 qytetarë, duke e çuar totalin në 88,899 raste ku është mundur të mposhtet infeksioni.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, ministria thotë se po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Prej 11 janarit në Shqipëri ka nisur programi i vaksinimit kundër virusit, ku deri më sot janë kryer 64,075 injektime – 1,827 vetëm sot. Programi është fokusuar kryesisht te personeli shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët.

Qeveria synon ta dhjetëfishojë kapacitetin vaksinues në 10-15 mijë vaksina në ditë, teksa ka vënë si objektiv nisjen e vaksinimit masiv, pas sigurimit të 500 mijë vaksinave kineze nga një kompani turke.

Ministria nuk saktëson në njoftimet e saj se sa është numri i të vaksinuarve duke pasur parasysh se vaksinat Pfizer dhe Astrazeneca kërkojnë dy doza për të qenë të efektshme.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 shkakton fluks pacientësh në Kosovë, mbi 800 të shtruar në spitale

BE do t’u japë 651 mijë vaksina Pfizer vendeve të Ballkanit Perëndimor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026