123 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit janë raportuar 123 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa tre persona e kanë humbur betejën me virusin.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga 2258 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën në raport me virusin.
Statistika (28 Prill 2021)
Raste të reja ditore 123
Të shëruar në 24 orë 724
Të shtruar në spitale 122
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,258
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16351
Fier 1586
Durrës 467
Shkodër 564
Korçë 459
Gjirokastër 344
Vlorë 244
Elbasan 132
Kukës 171
Dibër 103
Berat 107
Lezhë 58
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta