124 vjet e 8 muaj burg për “Avdylajt”, Apeli lë në fuqi dënimin Shkallës së Parë për grupin kriminal

5 Korrik 2021 | 13:06

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë për grupin Avdylaj.

Shtatëmbëdhjetë personat, mes tyre Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha apo dhe Admir Hoxha u dënuan në total me 124 vite e 8 muaj burg.

Pjesëtarët e grupit kriminal u hetuan dhe akuzuan për laboratorin drogës në Has, kapur në vitin 2018.

Personat e dënuar u arrestuan në shtator 2018 në operacionin “Volvo-4”, pas përgjimeve për dyshime në përfshirjen e trafiku të drogës. Pikërisht nga përgjimet u zbulua se disa prej të akuzuarve ishin përfshirë dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 2017 në Qarkun e Durrësit.

Altin Avdylaj dhe grupi i tij akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Sipas Prokurorisë, ata prodhonin heroinë në laboratorin e Hasit dhe më pas e trafikonin atë jashtë shtetit.

Shtatëmbëdhjetë të hetuarit u gjetën fajtorë edhe në Apel për akuzat e trafikut të narkotikëve, por edhe grupit kriminal.

Dënimi

  • Gjevi Ndoka, 8 vjet 8 muaj
  • Altin Avdyli, 6 vjet 8 muaj
  • Esat Mehmeti, 10
  • Petrit Suljemani, 8 vjet 8 muaj
  • Sajmir Sulejmani, 8
  • Hajri Seferi, 10 vjet 8 muaj
  • Orges Jahoelezi, 6 vjet 8 muaj
  • Shkëlqim Avdyli, 4 vjet 8 muaj
  • Mario Zeqiri, 4 vjet 8 muaj
  • Elton Shehaj, 4 vjet 8 muaj
  • Ardit Gjyriqi, 4 vjet 8 muaj
  • Admir Hoxha, 12 vjet
  • Hekuran Hoxha, 10 vjet 8 muaj
  • Vehbi Berushi, 8 vjet
  • Anila Shuti, 2 vjet – konvertim 25 muaj shërbim prove
  • Xhavit Shyti, 8 vjet
  • Flamur Çela, 8 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026