128 raste të reja dhe 6 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar 128 persona me COVID-19, ndërsa 6 persona e kanë humbur betejën me virusin.
Rastet pozitive kanë dalë nga 2789 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shohim se numri i rasteve të reja gjatë javëve të fundit ka vijuar të jetë përafërsisht në të njëjtin nivel.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë kujton qytetarët që të mos ulin vigjilencën ndërsa vijon procesi i vaksinimit në vend.
Statistika (25 Prill 2021)
Raste të reja ditore 128
Të shëruar në 24 orë 712
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2789
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17297
Fier 1888
Durrës 722
Shkodër 622
Gjirokastër 425
Korçë 548
Vlorë 304
Elbasan 246
Kukës 217
Dibër 165
Berat 81
Lezhë 37
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta