13 miliardë lekë dëm në OSHEE, KLSH: Abuzimi me fondet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpërdoruar 13 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Edhe pse një vit me kufizime, për shkak të pandemisë, një pjesë e fondeve publike, janë abuzime që nuk lidhen me krizën.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar në raportin e Buxhetit Faktik shkeljet dhe dëmin ekonomik që kanë sjellë ato. Nga shitblerja e energjisë elektrike dhe shpërblimet e padrejta, dëmi ekonomik llogaritet 13.2 milionë lekë. Dëmi shtohet me 863 milionë lekë edhe nga gjyqet e humbura me ish-punonjësit dhe përdorimi pa efektivitet i parave për festa pune, leje, udhëtime e dieta.
Por, këto humbje janë të papërfillshme në raport me borxhet që kanë 21 mijë abonentë. Për periudhën 2018-2020, janë 10.1 miliardë lekë të pambledhura nga faturat e energjisë elektrike. Vitin e kaluar, në OSHEE shkoi edhe një zarf nga Avokatura e Shtetit që njoftonte se duhet të paguante 1.1 miliardë lekë për Energy Financing Team, për gjyqin e humbur në Arbitrazh, pasi po përballet me rritjen e interesave.
Në fund, KLSH gjeti se OSHEE kompensoi me çmim të lartë një pronar në Kombinat, i cili dorëzoi truallin për ndërtimin një nënstacioni. Kostot e larta të dëmshpërblimit me vlerë 27 milionë lekë, KLSH i gjeti në tenderin e firmosur vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Energjia me kredi, OSHEE dhe KESH kanë marrë 500 mln euro hua nga 2015
- KESH dhe OSHEE mbi 680 milionë euro borxhe
- 35 milionë euro energji në tetor, fondi i qeverisë për OSHEE po harxhohet shpejt
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta