13 partitë aleate i sollën mbi 62 mijë vota koalicionit të PD-së
Rreth 10 për qind, ose 62,589 vota të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” e Partisë Demokratike, u sollën nga 13 partitë aleate në zgjedhjet e 25 prillit.
Votat e secilës parti aleate është e vështirë të llogariten, por duke llogaritur numrin e votave preferenciale për kandidatët mund të krijohet një përafrim.
Nga 153 kandidatë në listën e koalicionit PD-AN, 24 kandidatë ishin të partive aleate dhe 129 kandidatë të PD-së.
62,589 persona kanë votuar për kandidatët e partive aleate të PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 dhe vitit 2013, aleatët e PD-së kanë marrë më pak vota.
Në zgjedhjet e vitit 2009 ata morën rreth 102 mijë vota dhe në zgjedhjet e vitit 2013, rreth 152 mijë vota.
Në zgjedhjet e vitit 2017 votat për këto parti nuk mund të përcaktohet pasi ato kandiduan në një listë me PD-në dhe atëherë nuk votohej për kandidatët.
Partia aleate më e votuar është PDIU, me 16 630 vota, e ndjekur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, PLL me 12 376 vota, Partia Agrare Ambjentaliste, PAA me 8 190 vota dhe Partia Republikane, PR me 8 149 vota.
Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së ishte kandidati më i votuar ndër aleatët e PD-së, i dyti ishte Fatmir Mediu i PR dhe i treti Petrit Doda i PLL. Vetëm 7 kandidatë të partive aleate fituan mandat në Kuvend.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit