13-vjeçari vritet nga ish-njerku në Portugali, plagoset dhe nëna e tij! Viktimë edhe autori

24 Dhjetor 2025 | 11:10

Një 13-vjeçar britanik ka humbur jetën pasi u godit me thikë në shtëpinë e tij në Portugali. Autoritetet portugeze shtojnë se autori i dyshuar ishte ish-partneri i nënës së 13-vjeçarit. Autori gjithashtu ka ndërruar jetë.

Incidenti ndodhi në fshatin Casais në komunën e Tomarit, rreth 90 milje në verilindje të kryeqytetit, Lisbonë. Policia tha se oficerët e Gardës Republikane Kombëtare reaguan pasi morën një alarm për një rast dhune në familje.

Nëna e djalit gjithashtu ishte sulmuar dhe më pas u dërgua në spitalin më të afërt. Si sulmuesi i dyshuar ashtu edhe i mituri kishin disa lëndime të shkaktuara nga thikë. Policia i gjeti të dy gjallë por më pas humbën jetën në vendngjarje.

“Brenda shtëpisë, kishte një erë të fortë gazi e cila, pak çaste më vonë, rezultoi në një shpërthim që plagosi një nga oficerët e GNR-së”, tha policia.

Autori i dyshuar kishte vuajtur një dënim me burg për vrasje të rëndë dhe familja kishte raportuar disa raste dhune të regjistruara në vitet 2022 dhe 2023.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026