143kg kokainë nga Ekuadori do shitej në Evropë, verifikime për persona të tjerë të përfshirë
Ngarkesa prej 143 kilogramë kokainë e fshehur në kontejnerin me banane që u sekuestrua në fundjavë në portin e Durrësit do përpunohej në Shqipëri e më pas do hidhej në tregun evropian me një vlerë që arrin deri në 10 milionë euro.
Këto janë dyshimet e grupit hetimor që sipas burimeve po kryen verifikime edhe për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Nisur nga itenerari i përshkruar nga kontejneri, që nis nga Ekuadori e deri tek ardhja në portin e Durrësit hetuesit kanë dyshime se pas ngarkesës mund të fshihen grupe të fuqishme kriminale që veprojnë në vend.
Sakaq dy të arrestuarit pronarë të kompanisë Massabi Fruits me seli në Tiranë, më konkretisht Erion Peti e Klajdi Xibraku të cilët kishin bërë porosinë me banane nga Ekuadori kanë mohuar kategorikisht të kenë lidhje me sasinë prej 143 kilogramësh kokainë. Ata janë shprehur se kishin porositur një sasi me fruta dhe në momentin që ka mbërritur kontejneri në Durrës autoritetet portuale i kanë kërkuar të paraqiten për kontroll të imtësishëm të ngarkesës me banane për shkak se një pjesë e kontenierit ishte me markuar nga skaneri me shenjë të kuqe.
Kontrolli i imtësishëm në pjesën e brendshme të kontejnerit nuk ka sjellë rezultat për tu zhvendosur në pjesën e sipërme nga pjesa e jashtme ku është konstatuar një llamarinë e deformuar me shenja të dukshme saldimi e cila pas hapjes nga agjentët e anti-drogës u gjetën 120 pako me sasi 1.2 kg të ambalazhuara me lëndë narkotike kokainë që çoi në pranga dy administratorët e Massabi Fruits.
Këta të fundit nesër pritet të dalin në gjykatën e Durrësit për tu përballur me akuzën e “Trafikimit të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Kjo është ngarkesa e 2-të e madhe e kokainës që kapet vitet e fundit në Shqipëri pas sasisë prej 613 kg në shkurt të 2018 po në kontenier me banane në pronësi të Arbër Çekajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta