15 mijë shqiptarë të deportuar në 2 vite

16 Shkurt 2022 | 16:07

15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona shengen 2 vitet e fundit. Ndaj tyre është vendosur edhe ekspuls (ndalim hyrje në shengen për disa vite).

Holanda, Franca dhe Belgjika janë 3 shtetet kryesore që vendosin më shumë ekspulse ndaj shqiptarëve. Në Tiranë janë shtuar zyrat e avokatisë që merren me fshirjen e tyre.

“Ka filluar kohët e fundit dhe Spanja që të shtohet te kjo listë. Patjetër që Gjermania është një shtet që shqiptarët kanë probleme me qëndrimin e paligjshëm, ose qëndrimin ku tejkalohet afati 90-ditor i lejuar dhe padyshim që penalizohen nga ky fakt,”  – u shpreh avokati Franci Nuri.

Azili dhe rrezikshmëria për sigurinë publike janë arsye të tjera që po penalizojnë shqiptarët.

“Azili refuzohet, në 90% të rasteve po themi dhe personat nuk kanë dijeni që marrin ekspuls pasi largohen. Kujtojnë se kanë mbaruar procedurat, kujtojnë se janë në rregull dhe mund të kthehen dhe mund të lëvizin në Europë lirshëm, por automatikisht ata janë të penalizuar pa e ditur këtë gjë,” – sqaroi Nuri.

Avokati u shpreh se ekspulsi ndryshon në varësi të shtetit dhe në varësi të arsyes. Për të fshirë ekspulsin nga sistemi apo për ta hequr para kohe, tarifat variojnë nga 200 deri në 500 euro.

Në rast se një person udhëton sërish jashtë vendit, policia kufitare do i kërkojë vërtetimin që është i pastruar në Europë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026