150 pasagjerë kalojnë natën në Aeroportin e Zyrihut, mes tyre edhe shqiptarë

16 Qershor 2020 | 05:16

Rreth 150 pasagjerë, mes të cilëve raportohen edhe shqiptarë, kanë kaluar natën të bllokuar ne Aeroportin Zyrihut. Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit.

Ditën e hënë Bashkimi Europian hapi kufijtë mes vendeve anëtare,  ndërkohë Shqipëria i ka hapur kufijtë ajrorë vetëm me 3 shtete, Serbinë, Greqinë dhe Austrinë.  Avioni i mbetur në Zvicër duhet të vinte në Shqipëri vetëm nëse vendi ynë do të kishte marrëveshje me Zvicrën për të lejuar fluturimet.

Zvicra nuk pranon të marrë pasagjerë nga Shqipëria dhe për pasojë kjo marrëveshje nuk ekziston. Ndërkohë 150 pasagjerët që kanë mbetur në Zyrih, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur. 

Mes pasagjerëve, i nisur nga Brukseli për vizitën e tij në Kosovë, ishte edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajcak. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026