151 viktima nga aksidentet rrugore në 9 muaj
151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore, thotë INSTAT.
Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.
Si pasojë në total janë aksidentuar 1.391 persona nga 1.164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.
Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.
Gjatë këtij 9-mujori numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit është rritur me 26%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat për muajin shtator:
Ndërkohë, INSTAT ka publikuar edhe shifrat e aksidenteve gjatë muajit shtator, ku kanë humbur jetën 7 persona dhe në total janë plagosur 141.
Gjithsej në muajin shtator kanë ndodhur 105 aksidente rrugore, një shifër kjo më e ulët nga shtatori i vitit 2020 ku u regjistruan 138 aksidente.
Qarqet me më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Durrësi dhe Korça.
Sipas INSTAT, 84.8% e aksidenteve rrugore gjatë muajit shtator ndodhën për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe grup-mosha nga 25-34-vjeç ka kryer më shumë aksidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta