16 viktima nga COVID-19, vijon prirja në ulje e rasteve të reja
Ministria e Shëndetësisë raportoi pasditen e së enjten se 16 pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit, ndërsa 602 persona u diagnostikuan si të infektuar.
Viktimat ishin të moshave 41-78 vjeç nga Tirana (7), Fieri (3), Vlora, Durrësi, Shkodra, Gramshi, Përrenjasi dhe Lushnja.
Në 24 orët e fundit ministria tha se janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Nga 3077 testime, ministria tha se rezultuan pozitivë 602 qytetarë – pozitiviteti 19.5%.
Prej 11 janarit Shqipëria ka nisur programin e vaksinimit për COVID-19, ku në tërësi sipas ministrisë janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit – 1,080 vaksinime vetëm sot. Nga të dhënat e ministrisë nuk kuptohet qartë se sa persona kanë kryer vaksinimin e plotë me dy injeksione, dhe sa vetëm një.
E pyetur nga Euronews Albania, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “700-800” persona kanë marrë deri më tani vaksinimin e plotë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta