1610 gjoba dhe 683 patenta të hequra në 1 javë për shpejtësi mbi normën

23 Qershor 2022 | 17:43

Policia rrugore gjatë një jave ka pezulluar 683 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjithashtu, janë vendosur 1610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën të ditur se janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh për gara shpejtësie si dhe janë ndëshkuar 431 drejtues mjetesh për parakalime të rrezikshme në rrugë.

“Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve”, sqaron policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026