‘165 refugjatë afganë u evakuuan në fillim të muajit përmes Shqipërisë’, FIFA falenderon kryeministrin Rama
Evakuimi i një grupi të dytë prej 57 refugjatësh nga Afganistani të lidhur me futbollin dhe basketbollin e grave, i përbërë kryesisht nga gra dhe fëmijë, është përfunduar pas negociatave, tha të premten zëdhënësi i FIFA.
Evakuime të shumta janë mundësuar që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabul më 15 gusht dhe shpallën një qeveri të re muajin e kaluar, pasi forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga Perëndimi u rrëzua.
Javën e kaluar FIFA tha se kishte punuar me qeverinë e Katarit për të evakuuar pothuajse 100 futbollistë dhe familjet e tyre nga Afganistani. 57 personat në grupin e dytë u dërguan gjithashtu në Katar me anë të një fluturim çarter.
Në fillim të këtij muaji, FIFA kishte ndihmuar gjithashtu Unionin Ndërkombëtar të Çiklizmit në evakuimin e 165 refugjatëve nëpërmjet Shqipërisë.
“Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta si për Emirin e Katarit, ashtu edhe për Kryeministrin e Shqipërisë, që na ndihmuan në këtë mision humanitar dhe për të gjithë ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit në të tilla rrethana sfiduese”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset