Vritet koloneli i Gardës Revolucionare në Iran
Një Koloneli i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, Sayad Khodai, është qëlluar për vdekje nga dy motoçiklistë të dielën në lindje të kryeqytetit, Teheran.
Dy Mediat lokale kanë raportuar se dy motoçiklistë të armatosur kanë shtënë pesë herë me armë zjarri kundër kolonelit, jashtë shtëpisë së tij.
Vrasje të këtij profili janë të rralla në këtë shtet.
Asnjë person nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri më tani, dhe autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve.
Ky sulm përbën shkeljen më të madhe të sigurisë në Iran prej vitit 2020, kur është vrarë një shkencëtar i njohur në vend.
Koloneli Khodai ka qenë anëtar i forcave elite, njësi e Gardës Revolucionare Islamike që kryen operacione jashtë vendit.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë këtë forcë për mbështetje të organizatave terroriste, dhe e shohin si përgjegjëse për sulmet në Lindje të Mesme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh, tha se koloneli është vrarë nga “armiq të betuar” të Iranit, të cilët janë “agjentë terroristë të lidhur me arrogancë globale” – referencë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët – dhe se shtetet tjera që “pretendojnë se luftojnë terrorizmin janë duke heshtur për keqardhje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit