Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler.
Kjo sugjeron që Ngushtica e Hormuzit nuk është mbyllur plotësisht, ndryshe nga sa ka njoftuar Irani. Megjithatë, ky numër është më i ulëti i regjistruar që nga 13 qershori, pak para nënshkrimit të “memorandumit të mirëkuptimit” midis SHBA-së dhe Iranit.
Të dielën në mbrëmje, SHBA-të njoftuan se kishin nisur sulme të reja ndaj Iranit në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve, të cilat ia atribuuan Teheranit. Irani më parë tha se po i mbyllte Ngushticat deri në njoftim të mëtejshëm pasi sulmoi një anije që po ndiqte një rrugë të paautorizuar.
Sipas Kpler, të paktën tre anije që transportonin lëndë të para kaluan nëpër këtë vend të hënën. Nga anijet jo-iraniane, vetëm dy kaluan me transponderët e tyre të aktivizuar: njëra ndoqi korridorin e treguar nga Irani dhe tjetra korridorin e përdorur në kohë paqeje, i cili konsiderohet i rrezikshëm sot, për shkak të minave që mund të jenë vendosur atje.
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
Ambasada e SHBA në Emiratet e Bashkuara Arabe anulon të gjitha takimet konsullore, shkak situata e sigurisë rajonale
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
- 21:51 Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës