17 inspektorë mangët në ILD, s’ka aplikime
ILD ka 17 inspektorë mangët. Prokurorët dhe sidomos gjyqtarët hezitojnë të aplikojnë për këtë post.
Kjo mungesë inspektorësh ka mbledhur mbi 4.300 dosje me ankesa të qytetarëve dhe institucioneve, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Vetëm 1600 prej tyre janë trajtuar.
Nga këto, Artur Metani ka përfunduar hetimin për 22 dosje dhe ka kërkuar shkarkimin për 12 gjyqtarë dhe prokurorë.
Ligji përcakton se inspektorët duhet të jenë 26 por aktualisht janë vetëm 9 në detyrë . Edhe pse një inspektor gëzon statusin e gjyqtarit të apelit përsëri nuk ka interes për këtë detyrë.
“Janë shpallur 6 apo 7 herë thirrjet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për magjistratë gjyqtarë dhe nuk ka pasur asnjë interesim, zero aplikime nga magjistratë gjyqtarë,” – u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani.
Përveç shkarkimeve, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka ulur pagat e 2 gjyqtarëve si masë disiplinore dhe ka pezulluar për 6 muaj gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapadeni pas videos së saj në Tik Tok.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta