“Edhe n’shtet, edhe n’familje”, është motoja e paradës së këtij viti në përkrahje të komunitetit LGBT+ në Prishtinë.
Nga sheshi “Skënderbeu”, me qindra protestues marshuan deri te Katedralja, të enjten.
Këtij marshi i janë bashkuar deputetë, ambasadorë të huaj, pjesëtarë të shoqërisë civile e kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Parada e komunitetit LGBT+, në Muajin e Krenarisë është promovimi i vetë-afirmimit, dinjitetit, barazisë së personave me prirje dhe identitete të ndryshme seksuale, ku fjala “krenari” vjen si kundërvënie ndaj stigmatizimit që u bëhet personave të këtij komuniteti.
LEXONI GJITHASHTU: