18 mijë studentë shqiptarë nëpër botë, 94% nuk duan të kthehen në vend
Shqipëria harxhon rreth 180 milionë euro çdo vit, nga fitimet e familjeve shqiptare, për të investuar në njerëz që do kontribuojnë në ekonomitë perëndimore dhe jo në atë shqiptare.
Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të arsimohen jashtë është relativisht i lartë. Sipas UNESCO-s, aktualisht janë 18 mijë studentë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave publikuar në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, vetëm kostoja e jetesës për një vit në vendet e BE-së luhatet nga 10,000-15,000 euro. Kjo do të thotë që vetëm shpenzime jetese vjetore të studentëve shqiptarë në BE janë afërsisht 180 milionë euro.
Ndërsa 94% e tyre e dëshirojë të mos kthehen më në vend, ky investim është humbje për Shqipërinë.
Nga ana tjetër buxheti i shtetit për arsimin në të gjitha nivelet, është rreth 360 milionë euro. Ato parashikohet të mbulojnë nga pagat e mësuesve deri tek ndërtimi i shkollave gjatë gjithë vitit të ardhshëm.
Pra gjysma e asaj që vë në dispozicion shteti shqiptar për arsimin në një vit harxhohet nga familjet shqiptare për të shkolluar vetëm 18 mijë studentë jashtë vendit.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë