1823 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, Oboti dhe Dajçi janë zonat më problematike
Shumë hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në qarkun e Shkodrës.
Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji raportoi nga terreni se sipërfaqja totale e tokës, e cila është përmbytur është 1823 hektarë.
“Sipërfaqja totale e përmbytur mëngjesin e sotëm është 1823 hektarë, nga të cilat 950 vetëm në Njësinë Administrative Ana e Malit, ku zona më e rënduar është zona e Obotit. Rruga që të çon në fshatin Obot ka rreth 30 cm ujë. Kalimi bëhet vetëm me makinat e larta të ushtrisë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, në Obot edhe ujësjellësi është jashtë funksionit.
“Deri më tani nuk ka filluar furnizimi me ujë për banorët në fshatin Obot. Ndoshta furnizimi me ujë do të zhvillojë gjatë orët në vijim”, u shpreh më tej gazetari.
Ndërsa, korrespodenti Teodor Gjerga raportoi se më problematike është dalja e Bunës nga shtrati, e cila ka bllokuar rrugën në zonën e Surrelit.
“Zonat më problematike janë ato të Obotit dhe Dajçit. Më problematike është dalja e Bunës nga shtrati, e cila ka bllokuar rrugën në zonën e Surrelit”, tha ai.
“Një zonë tjetër bëhet fjalë për zonën e Malit të Ujit, ku nuk kishte asnjë mjet ushtrie. Një segment rruge tërësisht i bllokuar”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi: Situata është përkeqësuar, mbi 1700 hektarë tokë nën ujë
Përmbytjet në Lezhë, Pjerin Ndreu: Ka përmirësime, por situata mbetet problematike
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta