1893 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun Shkodër, probleme edhe në aksin Librazhd-Prrenjas

12 Janar 2021 | 06:48

Pavarësisht rënies së intensitetit të reshjeve, në Shkodër është rritur hapësira e përmbytur.

Sipas raportit të fundit të emergjencave civile, 1893 hektarë në territorin e Bashkisë Shkodër janë nën ujë.

Njësia më e prekur është Ana e Malit, ku rruga e Obotit vijon të mbetet e bllokuar për mjetet e ulëta. Ujësjellësi i Oblikës ka dalë jashtë funksionit, ndërsa, ndërsa UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët. Problematike situata paraqitet dhe në njësinë Dajç, ku është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Reshjet kanë shkaktuar probleme dhe në njësitë Gur i Zi, Velipojë, Bërdicë dhe Rrethina.

Ndërkohë, probleme nga reshjet ka pasur dhe në qytetin e Librazhdit, ku si pasojë e motit të keq ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, që kanë çuar në bllokimin e rrugës për disa minuta.

Reshjet e ditëve të fundit i çuan prurjet e lumit Shkumbin në 800 m3 në sekondë.

Në zonën e Orenjës, 2 familje janë larguar nga banesat e tyre për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat kanë dëmtuar ambientet ku jetonin. 

Lexoni gjithashtu:

Përmbytjet në vend, Haki Çako në Euronews Albania: Situata drejt përmirësimit

1823 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, Oboti dhe Dajçi janë zonat më problematike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026