19 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri në vitin 2021

20 Janar 2022 | 16:35

Rreth 19 mijë emigrantë të paligjshëm u kapën në Shqipëri në vitin 2021, 46% e të cilëve rezultuan përsëritës në tentativën për tu futur ilegalisht në vendin tonë.

Vetëm 66 prej tyre kanë mundur të përfitojnë trajtimin me azil, ndërsa për pjesën më të madhe nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracionit është lëshuar urdhër largimi vullnetar.

Kryesisht emigrantët e ndaluar rezultojnë me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Pikat kryesore hyrëse në Shqipëri janë Kakavija, Kapshtica dhe Qafë Bota.

Kalimi i kufirit në mënyrë ilegale është i organizuar në mënyrë individuale apo në formën grupeve të vogla kriminale që këtë veprimtari e kanë kthyer në një biznes nga ku përfitojnë shuma monetare që variojnë nga 3 mijë deri në 10 mijë euro.

Kjo shumë paguhet për transportin e emigrantëve nga vendi i origjinës deri në Shqipëri. Për transportin brenda Shqipërisë pagesa shkon nga 300 deri në 500 euro.

Për goditjen e këtyre grupeve janë organizuar dhjetëra operacione si dhe janë arrestuar qindra persona të cilët trafikonin emigrant të paligjshëm kundrejt parave.

Për këtë veprimtari të jashtëligjshme kodi penal parashikon burg nga 3 deri në 7 vite ose gjobë nga 4 deri në 8 milionë lekë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026