Rusët ‘zbarkojnë’ në Serbi, zbulohet shifra që kanë emigruar
Që nga nisja e luftës në Ukrainë një vit më parë, më shumë se 300 mijë qytetarë Rusë kanë udhëtuar drejt Serbisë. Shifra është publikuar nga qendra për Azil dhe Mbrojtje në Beograd.
Drejtues të institucioneve serbe thanë se fluksi i rusëve në territorin serb nuk lidhet me turizmin, por me pasojat e luftës. Shkak i kërkesave të larta të ruseve për të shkuar në vendin ballkanas, lidhet me marrëdhëniet e veçanta që kanë Moska dhe Beogradi.
Mes Serbisë dhe Rusisë nuk ka viza dhe shtetasit e dy vendeve mund të qëndrojnë në vendet respektive për 30 ditë. Pas këtij afati, ata duhet të kërkojnë azil ose duhet të vijojnë procedura që lidhen me punësimin.
Sipas të dhënave të institucioneve të Beogradit, 50 mijë qytetarë rusë janë ende në territorin e Serbisë. Një pjesë e madhe e tyre kanë kërkuar nisjen e procedurave për azil. Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve rusë kanë leje pune, në bazë të marrëveshjeve mes dy vendeve.
Për shkak të luftës një numër i madh qytetarësh rusë kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Një pjesë për arsye ekomomike, ndërsa të tjerë për t’i shpëtuar rekrutimit në Ushtrinë.
Ndërkohë pasojat e luftës janë më dramatike në Ukrainë. Llogaritet se të paktën 8 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga banesat si refugjatë lufte. Shumica e tyre janë strehuar në Poloni dhe Gjermani.
LEXO GJITHASHTU:
Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun