Kapet në Urale gazetari i WST, Moska e akuzon për spiunazh

30 Mars 2023 | 13:12

Një gazetar i Wall Street Journal është arrestuar mbi dyshimet për spiunazh në Rusi.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike – tha të enjten se Evan Gershkovich u arrestua në Yekaterinburg, qytetin e maleve Urale, pasi që dyshohet se po përpiqej të siguronte informacion të klasifikuar.

“Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë”, shkruan REL.

Shërbimi i sigurisë pretendon se Gershkoviq “po vepronte mbi urdhra amerikane për të mbledhur informacion për aktivitetet e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën sekret shtetëror”. FSB-ja nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026