2 avionë të rinj i shtohen flotës së ‘Air Albania’

6 Maj 2022 | 19:52

Pas shtimit të destinacioneve të reja në Londër, Athinë, Duseldorf, ‘Air Albania’ ka shtuar edhe 2 destinacione të reja.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit tani do të fluturohet dhe drejt Zyrihut dhe Baselit.

Përveç, këtyre destinacioneve, ‘Air Albania’ tashmë fluturon edhe drejt Antalias dhe Bodrumit.

Lista do zgjerohet akoma pasi kompania që mban flamurin shqiptar pritet të lajmërojë destinacione të reja së shpejti.

Ky shtim destinacionesh dhe kërkesës së shtuar për fluturim pas pandemisë, ka sjellë edhe nevojën për zgjerim të flotës së avionëve.

‘Air Albania’ në bashkëpunim me ‘Turkish Airlines’, njofton shtimin e 2 avionëve të rinj.

Pas ‘Naimit’, ‘Migjenit’ dhe ‘Lasgushit’, 2 avionët e rinj do t’i shtohen flotës së ‘Air Albania’ gjatë muajve të verës.

Në fillim të javës së ardhshme, CEO i ‘Air Albania’, Sinan Dilek do të udhëtojë drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me ‘GA Telesis’, partneri amerikan i mundësimit të 2 avionëve të rinj AirBus 320 me kapacitet maksimal prej 180 ndenjësesh.

Shtimi i dy avionëve të rinj duket se shënon rikthimin në normalitet të fluturimeve pas pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026