2 emrat që përfaqësojnë futbollin juglindor në FSHF, dyshime për përzgjedhjen
Përfundojnë votimet në Shoqatën e Futbollit Rajonal në Korçë.
Ilirjan Përmeti, drejtori aktual i skuadrës së Skënderbeut dhe Roland Shkëlqimi do jenë dy përfaqësuesit e Korçës në Asamblenë e Përgjithshme në FSHF.
Sipas Përmetit, në intervistën e dhënë për media, nga 10 anëtarë të shoqatës, 7 prej tyre kanë marrë pjesë.
Përmeti nënvizoi se ka votuar Ardjan Takaj, Enea Zhidro, Roland Shkelqimi dhe Hektor Kapllani. Ndërkohë e paqartë është situata më Ylli Çekiçin, i cili ka ardhur si përfaqësues i Pogradecit dhe me Trifon Merakun, vëllain e Spartak Marakut që është paraqitur për të votuar.
Por, mbetet i diskutueshëm, legjitimiteti i këtyre votimeve.
Përpara disa ditësh me një akt noterial, Kopi Gusho, përfaqësues i Pogradecit, Ilir Qirjako, përfaqësues i Kolonjës, Eduard Duro i Devollit, Egli Malësia përfaqësuesi i Maliqit, Spartak Meraku administrator i “Bilisht Sport”, Vasjan Ballço administrator i futboll “Korça 2011”, deklaruan bojkotimin e këtyre votimeve.
Ata theksuan se çdo vendim që do të merrej në mungesë të tyre do të ishte i pavlefshëm.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta