2 të vdekur dhe 770 raste me COVID-19 në Kosovë

11 Shkurt 2022 | 15:25

Dy viktima dhe 770 raste të reja të infektimeve me coronavirus janë regjistruar në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,285 personave.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë edhe 1,589 pacientë janë shëruar nga coronavirusi. Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 16,028.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në Kosovë, deri më tani me dy doza të vaksinave janë imunizuar 45.11 për qind e popullatës.

Ndryshe, më 11 shkurt, Kosova pranoi mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer. Ky donacion i Shteteve të Bashkuara, erdhi në Kosovë përmes mekanizmit COVAX të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, tha se vetëm përmes vaksinimit, shteti mund t’i kthehet plotësisht normalitetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026