2 të vdekur dhe 95 raste të reja me COVID-19
Dy persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 95 infektime të reja me virusin.
Rastet positive me COVID kanë dalë nga 1,289 testime që janë kryer, nga ku janë regjistruar edhe 396 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 266,697 raste shërimi nga COVID.
Në Shqipëri janë aktualisht 1,747 pacientë aktivë me COVID-19.
45 persona janë të shtruar në spital, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 3 mars
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 396
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,289
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 493
Fier 265
Elbasan 166
Vlorë 149
Lezhë 182
Kukës 114
Berat 104
Shkodër 91
Durrës 75
Gjirokastër 58
Korçë 43
Dibër 7
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta