2 të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig
Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në qytetin lindor gjerman të Leipzigut të hënën pasdite, thanë autoritetet lokale.
Kryebashkiaku i Leipzigut, Burkhard Jung, tha se autori i dyshuar – për të cilin autoritetet kanë konfirmuar se është një shtetas gjerman 33-vjeçar – u arrestua. Jung shtoi se autoritetet nuk ishin ende të qarta për një motiv, shkruan BBC.
Policia konfirmoi se një makinë kishte goditur disa persona në zonën qendrore Grimmaische Straße përpara se të largohej. Autoritetet thanë se 22 persona u plagosën, përfshirë tre rëndë.
Michael Kretschmer, kreu i shtetit të Saksonisë, pjesë e të cilit është edhe Leipzig, tha se i dyshuari vuante më parë nga sëmundje mendore.
“Jemi plotësisht të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një burrë ka drejtuar makinën me shpejtësi të lartë në zonën tregtare. Aktualisht po mbajmë zi për dy të vdekur, tre persona me lëndime të rënda dhe shumë të tjerë që janë plagosur”, tha Jung.
“Është e pamundur të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar këtë masakër të tmerrshme”,
Zëdhënësja e policisë së Lepzigut, Susanne Luebcke, tha se rreth orës 17:35 “një person drejtoi një automjet përmes Augustusplatz në rrugën Grimmaische, duke vazhduar përtej tregut”.
“Disa persona u plagosën në incident. Fatkeqësisht, duhet të raportojmë edhe dy viktima”, shtoi ajo.
Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz
Evropa e gatshme të marrë rol udhëheqës në bisedimet për paqen në Ukrainë
Polonia sekuestron 1 ton heroinë me vlerë 60 mln dollarë, tre persona në pranga
- 17:42 Mijëra njerëz protestojnë në Berlin, kërkojnë dorëheqjen e kancelarit Merz
- 17:24 Evropa e gatshme të marrë rol udhëheqës në bisedimet për paqen në Ukrainë
- 17:21 Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”
- 17:07 Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
- 16:59 Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 16:58 Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut