Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit

8 Qershor 2026 | 16:59

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, duke reflektuar shtimin e presioneve mbi çmimet në ekonomi.

Megjithëse krahasuar me muajin prill çmimet e konsumit shënuan një rënie të lehtë prej 0.04%, në bazë vjetore ato vijojnë të mbeten në rritje, të nxitura kryesisht nga kostot e transportit dhe strehimit.

Grupi me rritjen më të lartë të çmimeve rezultoi transporti, me 7.8% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, sigurimet dhe shërbimet financiare u shtrenjtuan me 4.9%, ndërsa grupet “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” si dhe “Argëtim, sport dhe kulturë” regjistruan rritje prej 4.2%. Ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 2.2% në krahasim me majin e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në inflacionin total e dhanë qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera, me 0.84 pikë përqindje. Pas tyre renditen ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.76 pikë përqindje dhe transporti me 0.51 pikë përqindje.

Edhe çmimet e ushqimeve vijojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare. Rritjen më të fortë e shënuan peshku dhe produktet e detit, me 9.2% më shumë krahasuar me një vit më parë. Më pas renditen mishi i freskët me 4.2%, frutat e freskëta dhe të thata me 3.9% dhe kafshët e gjalla e produktet e mishit me 3.6%.

Të dhënat konfirmojnë se ushqimet, qiratë dhe karburantet mbeten ndër faktorët kryesorë që po mbajnë lart nivelin e inflacionit në vend.

Rritja e inflacionit në 3% vjen në një kohë kur Banka e Shqipërisë synon stabilizimin e tij pranë këtij niveli, duke e konsideruar atë të përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026