20 vende “të gatshme të kontribuojnë” në Ngushticën e Hormuzit

21 Mars 2026 | 15:56

Më shumë se 20 vende – përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe Korenë e Jugut – thanë se do të kontribuonin në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, duke dënuar mbylljen e rrugës detare nga Irani.

22 vendet, kryesisht evropiane, por edhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, theksuan:

“Ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ne mirëpresim angazhimin e kombeve që marrin pjesë në planifikim dhe përgatitje”.

“Ne dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e fundit të Iranit ndaj anijeve tregtare të paarmatosura në Gjirin Persik, sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë instalimet e naftës dhe gazit, dhe mbylljen de facto të Ngushticës së Hormuzit nga forcat iraniane”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026