200 trupa amerikan do të mbikëqyrin armëpushimin mes Izrael dhe Hamasit në Gaza
Një ekip ushtarak amerikan prej 200 trupash do të vendoset në Lindjen e Mesme për të “mbikëqyrur” armëpushimin në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit pas një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga Presidenti Donald Trump, thonë zyrtarë të lartë amerikanë.
Admirali Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, tha se “fillimisht do të ketë 200 persona në terren dhe se roli i tij do të jetë të mbikëqyrë, të vëzhgojë, të sigurohet që nuk ka shkelje të marrëvhsjes”, u tha gazetarëve kreu i Komandës.
Ai tha se zyrtarë ushtarakë nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta trupa nga Emiratet do të përfshihen në këtë ekip.
Sipas raportimeve, trupat amerikane ka të ngjarë të vendosen në Egjipt, ku do të zhvillojnë një qendër të përbashkët kontrolli dhe do të integrojnë forca të tjera të sigurisë që do të punojnë në Gaza për t’u koordinuar me forcat izraelite për të shmangur përplasjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit