English

2021-shi, viti i zgjedhjeve në Kosovë, Qytetarët do t’i drejtohen kutive edhe për zgjedhjet vendore në tetor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2021-ta mund të cilësohet si vit zgjedhjesh në Kosovë. Përveç atyre parlamentare që mbahen me 14 shkurt, ato lokale, sipas kalendarit të rregullt, pritet të mbahen në tetor. Diskutimet tashmë kanë filluar.

- Advertisement -

“Besoj se është prej intervistave të fundit që e them se ende nuk kam vendosur. Megjithatë, shumë shpejt mendoj se do të vendos”, tha Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës nga PSD.

Plan për të qëndruar në krye të Gjilanit, e mos garuar në zgjedhje nacionale apo të merret me detyra të tjera në LDK, nuk ka as kreu aktual i kësaj komune.

 “Deri atëherë nuk kam asnjë plan tjetër, asnjë kërkesë tjetër. Dua t’iu qëndroj besnik qytetarëve të Gjilanit të cilët më kanë votuar për katër herë për të qenë kryetar i Gjilanit, tri herë të jem deputet i tyre dhe tri herë për të qenë përfaqësues në Qeveri” tha Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit nga LDK.

Në anën tjetër, PDK e ka zgjidhur në mënyrë tjetër se kush do të garojë për kryetarë komunash nga kjo parti.

 “Të gjithë kryetarët aktualë të komunave që drejtohen nga PDK-ja, garojnë në zgjedhjet lokale kur të mbahen në fund të vitit. Kjo vlen për z. Lladrovci, z. Aliu, dhe për të gjitha komunat që ka PDK”, Enver Hoxhaj- Ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së.

Zgjedhjet e fundit vendore për 38 kryetarë komunash, janë mbajtur në tetor të vitit 2017. Sipas kalendarit të rregullt, të rejat duhet të mbahen në tetor të këtij viti. 

Lexoni gjithashtu:

Analisti Hamidi: Vjosa Osmani do të kandidojë me listën e VV-së, Haradinaj e pamundur të zgjidhet president

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?