2022 do të jetë viti i Tigrit, sipas horoskopit kinez

17 Dhjetor 2021 | 08:19

Të gjithë personat që do të lindin në vitin që vjen, do të kenë tigrin si shenjë horoskopi, në disa vende aziatike.

Horoskopi kinez ka rregulla ndryshe nga ai perëndimori. Shenjat janë po 12, mirëpo nuk alternohen çdo muaj, por çdo vit.

Viti 2022 është viti i Tigrit, duke filluar nga 1 shkurti 2022 e deri më 21 janar të 2023.

Tigri njihet si mbreti i të gjitha kafshëve në Kinë. Kjo shenjë e zodiakut është një simbol i forcës, i dëbimit të të këqijave dhe i guximit. Shumë fëmijë kinezë veshin kapele ose këpucë me imazhin e tigrit, për fat të mirë.

Tigri renditet i treti në mesin e kafshëve të zodiakut kinez. 12 kafshët e zodiakut, të renditura me radhë janë: Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri. Çdo vit lidhet me një shenjë kafshe, sipas një cikli 12-vjeçar.

Horoskopi kinez është pjesë e traditës së disa vendeve aziatike si Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Kamboxhia dhe Tajlanda.

Horoskopi kinez i ka bazat në astronominë dhe kalendarët vendas, dhe zhvillimi i tij përkon me zhvillimin e astronomisë vendase, që filloi të lulëzojë gjatë Dinastisë Han, nga shekulli II-të para erës sonë, e deri në shekullin e II-të pas erës sonë.

Të lindurve në 2010, 1998, 1986, 1974 e më radhë, këtë vit do iu bashkohen disa ‘karaktere të ngjashme’ nëpër botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kanë lënë të paktën 15 të vdekur, përfshirë 10 nga një sulm me raketa balistike në një ekspozitë pranë...
09:22 | 25/07/2026