2022 viti më i nxehtë i regjistruar për Mbretërinë e Bashkuar
British Met Office ka publikuar të dhëna që tregojnë se 2022 është viti më i nxehtë i regjistruar për Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vit ka qenë relativisht i qëndrueshëm në ngrohtësi gjatë muajve, me çdo muaj përveç dhjetorit që është më i ngrohtë se mesatarja”, tha Mark McCarthy, kreu i Shërbimit Meteorologjik, sipas Reuters.
Përveç temperaturave të larta të verës, Met Office njoftoi se të katër stinët në Britani në vitin 2022 ishin në top dhjetëshen më të ngrohtë që nga viti 1884.
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar lëshoi alarmin e tij të parë të ‘motit të kuq’ në korrik për pjesë të Anglisë që panë temperatura mbi 40 gradë dhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës pati ditën e saj më të ngarkuar që nga Lufta e Dytë Botërore më 19 korrik 2022 ndërsa luftuan me flakët në të gjithë kryeqytetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge