21 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, mes të prekurve 6 mjekë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 243 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 21 prej tyre.
Gjatë komunikimit të përditshëm me publikun, dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se
dije se rastet e sotme janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me COVID-19.
“Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, tha dr. Daja.
COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 16 mjekë nga 40 testime
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta