22 vite nga eksodi, ambasadori i Kosovës: Shqipëria në 1999-ën u bë shtëpia jonë

16 Prill 2021 | 16:44

Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri komentoi për Euronews Albania zhvillimet e 22 viteve më parë kur gjatë luftës qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u shpërngulën në Shqipëri. Hasani tha se “Shqipëria e Kosova janë një komb” dhe “pa njëra-tjetrën nuk bëjnë zhvillim”.

“Shqipëria në ’99-ën ishte shtëpia jonë,” – tha Hasani – “Ajo mbrojti kombin, fëmijët, motrat, vëllezërit e vetë, u kujdes për t’i mbajtur njerëzit teksa UÇK bëri luftën”.

Eksodi nisi më 27 mars dhe mbaroi më 10 qershor 1999. Shpërnguljet nisën nga rajoni i Prizrenit dhe fshatrat e Krushës, ndërsa numri total i të shpërngulurve me dhunë shkoi në rreth 1 milion njerëz.

“Shpërngulja ishte rezultat i një spastrimi etnik që ka bërë Serbia në vazhdimësi ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kjo nuk ishte hera e parë që u bë një shpërngulje, herët e para nisin në vitin 1878 në mbi rajonin e Njishit deri në Kushumli, Vrajë, Pazar etj. Shpërngulja e dytë vijoi në vitin 1912, vijoi një tjetër në kohën e mbretërisë serbo-kroate-sllovene, e katërta pas Luftës së Dytë Botërore dhe kjo [e vitit 1999] është e fundit që është bërë me luftë masive,” – u shpreh në emocione ambasadori Hasani.

Ambasadori i Kosovës tha se vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur rreth 40 mijë shqiptarë të Kosovës që u shpërngulën në Shqipëri.

“Gjithë shqiptarët e Kosovës kanë një falënderim të veçantë për të gjithë ata që i dhanë një mbështetje në ato ditë,” – u shpreh Hasani duke kujtuar se askush nuk është dënuar për shpërnguljet, dhunimet dhe vrasjet e qytetarëve të pafajshëm në vitin 1999.

Hasani tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës nuk mund të krahasohet me dhunën dhe krimet e ushtrisë serbe, pasi “ajo ishte luftë për mbrojtje dhe liri”. Ambasadori i Kosovës shtoi se as bashkësia ndërkombëtare dhe as autoritetet e Kosovës nuk mundën të bëjnë më shumë për gjenocidin pasi autorët u shpërngulën në Serbi dhe Beogradi “ka krijuar mbrojtje për ta”.

“Serbia edhe sot është duke i mbrojtur, edhe sot nuk i nxjerr në gjykata ata që kanë bërë krime […] Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit ka qenë fëmijë kur vuajti dhjetëra plagë, ka qenë edhe dëshmitare në Beograd, por ata [autorët e krimeve] nuk janë dënuar,” – shtoi ambasadori i Kosovës.

Gjatë intervistës me gazetaren Loneta Progni, ambasadori Hasani tha se teza për bashkim kombëtar ishte zanafillë e luftës së Kosovës, por që rrethanat politike më pas rrodhën te krijimi i një shteti më vete. Ai tha se kjo pavarësisht nuk e ka penguar që dy shtetet të kenë marrëdhënie të ngushta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026