22 vjet nga eksodi i madh, nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

16 Prill 2021 | 20:02

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026