22 vjet nga masakra e Krushës, Kurti dhe Osmani homazhe: Prioritet të pagjeturit

26 Mars 2021 | 18:03

Kanë kaluar 22 vite nga masakra e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël në Kosovë. Gjatë homazheve që kryeministri Kurti zhvilloi atje, u shpreh se çështja e të pagjeturve është prioritet në dialogun me Serbinë.

Kryeministri Albin Kurti dhe pretendejta për presidente, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e masakrave bënë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Gjatë vizitës, Kurti theksoi se pas 22 vitesh plagët janë ende hapura nga krimet që kreu Serbia ndaj popullit të Kosovës. Kurti ritheksoi se qeveri do të angazhohen për drejtësinë ndaj familjeve, të rënëve e dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit.

“Është jeta jonë, është e kaluara jonë e pashlyeshme, traumatike që sot shënon një plagë që kullon, plagë të hapur për shkak se nuk ka ende drejtësi për viktimat dhe as gjykime e dënime të kriminelëve serbë. Nuk mund të kemi të ardhme të sigurt, nuk mund të kemi paqe e qetësi përderisa nuk e kemi drejtësinë e cila jo vetëm që na është mohuar sepse na është vonuar por edhe për shkak se nuk ka filluar ende”, u shpreh z. Kurti.

Megjithëse në deklaratat e dhëna në media Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet për qeverinë e tij, ai u shpreh se çështja e të pagjeturve do të jetë një ndër pikat kryesore të këtij dialogu.

“Në raportin tonë me Serbinë, ne e kemi prioritet çështjen e të pagjeturve dhe të krimeve të kryera gjatë luftës, meqenëse nuk mund të kemi ardhmëri, paqe, drejtësi, progres, nëse nuk i trajtojmë këto krime makabër të cilat janë kryer mbi popullin tonë dhe të gjithë e mbajmë mend, sepse e kemi përjetuar vetë”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Pretendentja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani tha se nuk do të ndalen se kërkuari që të vihet drejtësia në vend për krimet që kreu Serbia në luftën e fundit në Kosovë.

“Kurrë s’do të ndalemi në përpjekjet tona institucionale, në mënyrë që përfundimisht Serbia të dalë para drejtësisë”, tha znj. Osmani.

Gjatë masakrave të kryera nga forcat serbe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël të Rahovecit, nga 25 deri më 27 mars, u vranë 243 persona si dhe u dogjën e shkatërruan 893 banesa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026