5 të vdekur dhe 2230 të reja me COVID

22 Janar 2022 | 19:10

2230 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën nga virusi.

Rastet e reja kanë dalë nga 6598 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1894 qytetarë të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 218,679 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht janë 24.436 të infektuar me COVID në të gjitha qytetet e Shqipërisë. 146 persona janë të shtruar në spital, 14 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë dhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika për datën 22 janar 2022 nga Ministria e Shëndetësisë

Raste të reja ditore     2,230

Të shëruar në 24 orë    1,894

Të shtruar në spitale    146

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore   6,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     11,288

Fier      1,913

Elbasan     1,707

Durrës     1,644

Shkodër    1,761

Vlorë      1,498

Gjirokastër    1,192

Korçë      984

Berat    958

Lezhë     908

Dibër     306

Kukës     277

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026