23 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ‘skuqen’ sërish zonat e gjelbra
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 23 raste të reja, në 276 persona të testuar. 12 raste janë Tiranë, 8 kontakte të rasteve të mëparshme, 4 në proces hetimi; 6 raste janë identifikuar në Mat, kontakte të të prekurve në QSUT, 4 raste në Lushnjë, kontake të të prekurve në Tiranë dhe 1 rast në Durrës.
Në komunikimin e përditshëm me publikun, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 28 qytetarë.
“Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit.
Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit”, tha dr. Tomini.
COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta