23 të vdekur në 24 orë nga COVID-19 në Kosovë

12 Shtator 2021 | 16:13

Kosova vazhdon të ketë një numër të madh ditor të viktimave nga COVID-19.

Vetëm gjatë ditës së fundit sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka pasur 23 të vdekur.

Ndërkohë në total, Kosova numëron deri tani 2 795 viktima nga coronavirus.

Në rënie janë rastet pozitive pasi gjatë 24 orëve nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në të gjithë vendin numëron mbi 17 mijë raste aktive.

Deri tani Kosova ka vaksinuar me dy doza rreth 357 mijë qytetarë, kurse në total janë administruar mbi 1 milion doza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026