English

23 ushtarë sirianë janë vrarë gjatë një sulmi, akuzohen militantët e IS-it

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 23 ushtarë sirianë janë vrarë në një sulm për të cilin janë fajësuar militantë të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

- Advertisement -

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut, me bazë në Londër, ka thënë se xhihadistët e kanë rrethuar autobusin ushtarak në provincën lindore Deir al-Zour.

Më shumë se 10 ushtarë tjerë janë plagosur dhe dhjetëra tjerë besohet se janë të zhdukur.

Ky është përshkruar si sulmi më i përgjakshëm që është kryer nga militantët e IS-it këtë vit.

Pjesëtarë të këtij grupi është thënë të kenë rritur shkallën e suleve në veri dhe verilindje të Sirisë në javën e fundit.

Ish-lideri i dyshuar i IS-it në Siri, Abu Hussein al-Qurayshi, është vrarë nga forcat turke në prill, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

IS-i dikur ka zotëruar territor prej 88.000 kilometrave katrorë, duke u shtrirë nga verilindja e Sirisë deri në veri të Irakut.

Pavarësisht humbjes së pjesës më të madhe të territorit më 2019, IS-i ende është aktiv nëpër shkretëtirat siriane, prej ku organizon dhe kryen sulme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?