24 orë përpara ndeshjes me Tiranën, një futbollist i Bylisit rezulton me COVID-19
Një ditë përpara rinisjes së Superligës, një futbollist i Bylisit rezulton të ketë dalë pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë raportoi mëngjesin e së martës për 21 të diagnostikuar të tjerë me coronavirus, 1 prej të cilëve ishte pikasur në Mallakastër.
Informacione jozyrtare bëjnë me dije se rasti në fjalë ka të bëjë me një futbollist të Bylisit, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e parë pas një udhëtimi në Shkodër.
Më 3 qershor pritet që Superliga të rinisë lojën pas rreth 3 muajsh pushim. Bylisi luan të mërkurën ora 17:30 me Tiranën dhe infektimi i një lojtari mund t’i shpërqendrojë edhe më shumë futbollistët.
Protokolli i miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Shëndetësisë, kërkon që për rastet pozitive në botën e futbollit të mos raportohet menjëherë në media, rasti të izolohet dhe kontaktet e tij të testohen.
Për të shmangur bllokimin e mëtejshëm të kampionatit, “nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të vihet në karantinë”.
Kështu situata te Bylisi mbetet për t’u qartësuar, ndërkohë që e sigurt është se tashmë do të duhet të testohen edhe lojtarët e tjerë.
Superliga u pezullua pas 9 marsit, kur u diagnostikua u infektuari i parë me COVID-19 në Shqipëri.
Në atë moment kampionati kryesohej nga Tirana me 53 pikë, ndërsa Partizani ndodhej në vendin e 6-të me 38 pikë, 3 më shumë se sa Vllaznia, e cila deri në javën e 26-të luftonte për të qëndruar në Superligë.
Lexoni gjithashtu:
FSHF përcakton edhe datën e rifillimit të kampionateve të moshave
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta