245-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Meta mesazh urimi presidentit Biden

4 Korrik 2021 | 10:38

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden me rastin e 4 Korrikut, që përkon këtë vit me 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në letrën e urimit, të cilën kreu i shtetit e ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook, z. Meta shpreh mirënjohjen ndihmesën dhe mbështetjen që SHBA kanë dhënë për Shqipërinë si dhe vendosmërinë e vendit tonë për të qenë përkrah SHBA-ve si partneri më strategjik.

“Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” shkruan mes të tjerash kreu i shtetit.

Dita e Pavarësisë së SHBA përkujton miratimin e Deklaratës së Pavarësisë, më 4 korrik 1776.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026