English

25 mijë mësues pa rrogë, grevistët në Kosovë s’do marrin pagën e shtatorit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hynë në grevë me kerkesën për me shumë para e ligj per paga. Por, duket se mesimdhënësit, pervec që nuk do t’i marrin ato 100 euro shtesë, do mbesin edhe pa pagën e shtatorit.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Arsimit ka vendosur që t’i ndëshkojë grevistët me mosdhënie te rrogës.

“Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha zëdhënësi qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ky vendim është i papranueshëm për Naim Bytyqin, mësues i matematikës prej 32 vjetësh në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë.

“Vendimi i qeverisë është skandaloz”, theksoi ai.

Ai thotë se asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk ka ndodhur t’i mbahet paga. Në këtë rast, dëmtimet për të janë të shumta në aspektin financiar.

“Ne varemi vetëm prej këtij burimi financiar”, u shpreh Bytyqi.

Megjithatë, ai thotë se mësimdhenësit nuk do të rrinë duarkryq në rast se deri me datën 5 tetor, nuk ekzekutohen pagat.

“Ditën e 6 tetorit të futemi në grevë urie”, sipas tij.

Megjithatë, Bytyqi dhe kolegët e tij besojnë se duhet t’u jepen pagat, meqë e drejta e grevës është e rregulluar me kushtetutë dhe ligj.

Por, sipas qeverisë, ky ligj saktëson që grevistët të mos paguhen.

Arsimtari Bytyqi, thotë se ata kanë dalë në punë, vetëm se i kanë pezulluar detyrat që kanë, për të cilat janë vizituar nga Inspektorati i Punës.

Për këtë arsye, besojnë se kanë të drejtë në pritjen që rroga të procesohet sa më shpejt në llogaritë e tyre. Në Kosovë numërohen afro 25 mijë mësimdhënës që do të preken nga kjo masë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×