25 mln euro, Manastirliu sqaron se për çfarë do përdoret huaja
“Financimi shtesë është në vlerën 25 milionë euro dhe ndahet në tre komponentë”. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa prezantoi në Komisionin për Shëndetësinë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shëndetësinë.
Ajo sqaroi se kjo marrëveshje synon që të përmirësojë sistemin shëndetësor duke pasur fokus në reformën spitalore.
“Në komponentin e përmirësimit të infrastrukturës; në komponentin e përmirësimit të menaxhimit të informacionit shëndetësor dhe në komponentin e tretë monitorim, vlerësim, menaxhimin e projekteve dhe asistencës teknike”, tha Manastirliu.
Duke folur për investimet në infrastrukturë përmes këtij projekti, ministrja bëri me dije se do të investohen në pesë spitale.
“Do të përfundojë modernizimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; nëpërmjet rehabilitimit të spitalit të Kardiokirurgjisë, spitalit të Djegie-Plastikës, Spitalit Psikotrik. Gjithashtu do të kemi mundësi që të përfundojmë edhe rehabilitimin e spitalit të Lezhës, të spitalit të Krujës”, tha Manastirliu.
Sipas saj marrëveshja e re mbështet edhe përmirësimin e menaxhimit të informacionit spitalor.
“Ne tashmë kemi hyrë në një proces intensiv edhe të digjitalizimit në sistemin e kujdesit spitalor, ku një rëndësi dhe fokus të veçantë i është vendosur pikërisht sistemit të informacionit, i cili tashmë ka filluar zbatimin e tij në 4 spitale të para. Ndërkohë që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje dhe nëpërmjet financimit nga kjo marrëveshje, ne synojmë që të shtrijmë sistemin e informacionit spitalor edhe në 7 spitale të tjera, duke përfshirë këtu spitalin e Gjirokastrës, Beratit, Lezhës, Fierit, Korçës, Dibrës dhe Kukësit”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, Manatirliu tha se nevoja për një financim shtesë u rrit duke pasur parasysh pasojat e Covid19, për të fuqizuar spitalet tona.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta